Percetimi Adeli

Komponentët bazë të Perceptimit Adeli® janë Kostumi Adeli® dhe Metodat e Terapisë Adeli. (1991)

Kostumi Adeli® krijon një lloj imitimi të bordurave muskulare që të stabilizohet trupi dhe ekstremet e pacientit sa më shumë të jetë e mundur afër natyrales. Rrit në maksimum procesin e lëvizjeve muskulare me mënyrën që do të lëviznin, n.q.s. do te funksiononin rregullisht. Gjithashtu bën më pak intensive synergjite pathologjike.
Metodat e Terapise Adeli përbëjnë një grup special ushtrimesh formimi strukturash. Ushtrimet Adeli zbatohen me Kostumin Adeli®. Secili grup ushtrimesh zgjidhet në nivel individual në mënyrë analoge me llojin e çrregullimit, moshën dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit.

Ekzistojnë gjithashtu disa ushtrime paraprake që duhet të kryhen përpara se të veshi pacienti Kostumin Adeli®. Ushtrimet kryhen me një rradhë të caktuar gjatë kohës së terapisë. Ato ngarkojnë shumë muskujt e pacientit, kanë për qëllim të përforcojnë dhe, deri në një gradë, të normalizojnë fluksin prurës tek aparatura muskuj-artikulacione. Si rezultat, strukturat qendrore të trurit që janë përgjegjëse për kontrollin lëvizës aktivizohen dhe sistemet funksionuese të pazhvilluara përfitojnë më shumë irritime.

Një nga rezultatet më të dobishme të Metodave Adeli është se reflekset pathologjike bëhen shumë më pak intensive dhe zhvillohen shumë më shpejt strukturat e lëvizjes duke ju afruar atyre fiziologjike.

Ndërkohë që pacientët mësojnë gjithnjë e më shumë të lëvizin vetë, tregojnë përmirësim rezultativ në aftësinë e të folurit, në intelekt dhe në funksionin vizual dhe akustik, në funksionin e prekjes dhe tek funksione të tjera të ndijimit.