Hyrje Metoda Adeli

Bazohet në rekomandimet metodologjike të cilat kanë lidhje me mënyrën e përdorimit të Kostumit Adeli paralelisht me teknikat e tjera të rehabilitimit për pacientë me lloje të ndryshme paralize cerebrale, të Profesorit Oleg V. Bogdanov, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Rehabilitimit Mjekësor të Shën Petërburgut.

Pesha në fillim të terapise me kostumin Adeli është minimale dhe rritet gradualisht nga seanca në seancë në mënyrë analoge me gjendjen e pacientit. Kohëzgjatja e terapise rritet gradualisht nga 25-30 minuta në fillim të serisë së seancave deri në 45-90 minuta në fund (duke u përfshirë edhe pushimet për çlodhje). Përpara çdo seance me kostumin Adeli secili nga pacientët kalon nga një proces përgatitor. Qëllimi i kësaj parapërgatitje është të bëhen më pak të theksuara reflekset e pozicionit-tonusit që do të përpunohen në programin kurues Adeli.

Përgatitja për terapine me Kostumin Adeli

Në këtë stad parapërgatitor rekomandohet të veprohet si më poshtë:
Kur gjëndja është e nivelit mesatar, nevojitet të relaksohen sa më shumë që te jete e mundur muskujt spastik dhe të forcohen muskujt hipotonik (akoma edhe me lloje të ndryshme masazhi, si masazhi i përgjithshëm, masazhi i pjesshëm, masazhi i pikave nervore, etj., relaksim pas-isometric, terapi me mikrorezonanca, etj.) duke u kombinuar me kurim te sakte farmaceutik dhe me trajtim homeopatik dhe homotoksologjik.

Kur gjendja është serioze apo shumë serioze, procedurat e mësipërme duhet të shoqërohen nga një seri veprimesh mikro-polarizimi të trurit dhe të shtyllës vertebrore apo/dhe nje seri neuropeptidesh arginine-vasopressin, domethënë si synim kemi në rradhë të parë përmirësimin e gjendjes funksionale të trurit, normalizimin e shkëmbimit midis kores së trurit (cortex) dhe zonave të thella të trurit (subcortex) dhe të reagimeve ne supraspinal (mbi kolonën vertebrore), aktivizimi i procesit ushqyes në sistemin nervor dhe rritja e zhvillimit të qelizave nervore.

Në çdo rast, rekomandohet një seri seancash korrigjimi psikologjik me psikolog, që të ketë fëmija (dhe prindërit e tij) më shumë motive dhe të shohin nga këndi i duhur optik terapinë dhe rezultatin e dëshirueshëm. Megjithëse lëvizjet pasive janë baza e ushtrimit me Kostumin Adeli, ato duhet të inkuadrohen në ushtrimet me qëllim administrimin e të dhënave individuale të një veprimi të vetëm lëvizës. Ato ndihmojnë në zhvillimin e aftësisë lëvizëse dhe në ndijimet optike të totalit të aftësisë lëvizëse që është në zhvillim, në vonimin e reagimeve pasuese dhe në zhvillimin e lëvizjeve të izoluara dhe reciproke.

Seancat e Terapisë me Kostumin Adeli

Kur ndodheni në stadin bazë të rehabilitimit me përdorimin e Kostumit Adeli, duhet të keni synimet e mëposhtme:

  1. normalizimin e tonusit muskular (korigjimin e reflekseve të pozicionit-tonusit)
  2. korrigjimin e strukturave të gabuara të aparaturave të mbështetjes dhe lëvizjes (ekstremet, pjesë të shtyllës vertebrore dhe të tjera)
  3. përmirësimi i lëvizshmërisë në artikulacione
  4. administrimi i dobësisë (hipotrofi, atrofi) të grupeve muskulore individuale
  5. formimi i reaksioneve antigravitacionale dhe vestibulare dhe qëndrueshmërisë statike-dhe-dinamike (balanca dhe orientimi vendor)
  6. përmirësimi i ndijimit muskul-artikulacion (ndjenja e lëvizjes dhe proprioceptioni) dhe ndijimi i të prekurit
  7. përmirësimi i mbështetjes së përgjithshme të ekstremeve dhe mbështetjes së pjesëve individuale të tyre
  8. zhvillimi i shkathtësisë së duarve (administrimi i lëvizshmërisë së vogël)
  9. përmirësimi i funksioneve kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe sistemeve të tjera

Duke qenë se zhvillimi lëvizës në fëmijëri ndikon në gradë të lartë në zhvillimin e aftësisë së të folurit, të reagimeve mendore, të intelektit dhe të sistemeve të analizës dhe se rryma prurëse e madhe aktivizon strukturat qendrore të trurit, është e rëndësishme të vejmë re si zhvillohet aftësia e të folurit nën administrimin e lëvizshmërisë, si formohet perceptimi i ambjentit dhe i kohës dhe si dallohen ndryshimet e cilësive fizike të materialeve dhe objekteve gjatë terapise me Kostumin Adeli.

Gjatë ushtrimit të funksioneve lëvizëse, është e rëndësishme të kemi parasysh parimin e konseguencës ontogjenetike. Rradha me të cilën formohen lëvizjet duhet të jetë konkrete: duke filluar nga koka, nga gjymtyrët e sipërme të trupit, në drejtim të gjymtyrëve të poshtme dhe nga trupi për tek ekstremet. Nuk është fare e domosdoshme që një funksion të kete arritur perfekten dhe pastaj te shkojme në ushtrimin e tjetrit. Arsye për këtë është se, akoma dhe kur njeriu zhvillohet rregullisht, një aktivitet më i ndërklikuar zakonisht mbaron përpara se të perfeksionohet i kaluari. Aktivitetet e të gjitha llojeve, duke u përfshirë edhe pozicioni në këmbë si dhe i ecjes, duhet të bëhen objekt i ushtrimit paralel dhe duhet të bëhen përpjekje për krijimin e një shembulli prototip për konseguencën dinamike të zhvillimit të lëvizshmërisë gjatë kohës së terapisë. Për shembull sa më shumë përfiton pacienti shprehitë e uljes, të pozicionit në këmbë dhe të ecjes, aq më shumë kujdes do të duhet të jepet në ushtrimin e ekujlibrit dhe të koordinimit.

Lëvizjet individuale nuk duhet të bëhen objekt i ushtrimi të veçantë për një periudhë të gjatë, veçanërisht n.q.s. fëmija nuk mund t’i realizoj me koordinim të rregullt. N.q.s. bëhet kjo, mund të formohet një prototip pathollogjik i lëvizjes dhe zhvillimi i aktivitetit të përgjithshëm të lëvizshmërisë mund të vonohet. Eshtë e rëndësishme shmangia e lëvizjeve që ka më shumë mundësi të bëjnë reflekset pathollogjike më aktive dhe muskujt më spastik.

Një rradhë me ushtrime korrigjuese me Kostumin Adeli- I

Në raste serioze, ushtrimet me Kostumin Adeli duhet të fillojnë me zhvillimin e strukturës së duhur lëvizëse në pozicionin e shtrirë. Në çdo ushtrim, duhet gjithmonë t’i jepet rëndësi e veçantë frenimit te emocionit të gabuar dhe bashkëpunimit si dhe pocizionit te kokës.

Eshtë e rëndësishme të ushtrohet fillimisht pozicioni i kokës, me qëllim qe të bëhet administrimi i reagimeve të rimëkëmbjes. Kjo ndodh sepse rregullisht lëvizjet dhe pozicioni në këmbë i trupit zhvillohen me drejtim nga koka në këmbë. Kur pacienti është i shtrirë në kurriz, duhet të mësoj të ngrihet dhe të kthej kokën. Kjo do të ndihmoj, në stad pasardhës, të mësoj të kthehet, të qëndroj pa ndihmë dhe të reagoj në mënyrë aktive me ambjentin. Pastaj kur është i shtrirë barkas pacienti, duhet të mësoj gradualisht të mbaj kokën e tij dhe të tendosi pjesën e shtyllës vertebrore në pjesën e gjoksit. Kur shfaqen në qafë reflekse tonuese (asimetrike dhe simetrike), pocizioni i ekstremeve, siç caktohet nga ndryshimi në tonusin e fleksoreve (muskuj që ndihmojnë përkuljen) dhe të ekstensorëve (muskuj që ndihmojnë tendosjen), varet edhe nga pozicioni i kokës. Që të çlirohemi nga kjo strukturë e gabuar, është shumë e rëndësishme të mësojmë fëmijën me aftësinë e lëvizjeve individuale të kokës dhe të ekstremeve pa ndihmë (me ushtrim lëvizjesh të kokës ndërsa ekstremet janë të fiksuara dhe anasjelltas).

Kur koka dhe pjesa e sipërme e trupit janë drejt, aftësia përkulëse e duarve ulet, sepse reflekset tonuese të qafës dhe të labirinthit vonojne. Me ushtrimin e aftësisë mbështetëse tek duart mundemi të përforcojmë lëvizjet e këmbëve, në fillim në pikat e afërta të tyre dhe pastaj në ato më të largëta. Me ushtrim të mëtejshëm të mbështetjes tek pëllëmbët e dorës mundemi të mësojmë fëmijën të qëndroj dhe të eci me këmbë e duar duke u mbështetur në duar dhe në gjunjë. Paralelisht me zhvillimin e reagimit mbështetës tek duart, promotohet reagimi i ngritjes së supeve dhe bëhet stërvitja e reagimeve të ekujlibrimit.

Më pas vijnë lëvizjet e rehabilitimit në artikulacionin e mesit (artikulacioni coxofemoral). Nevojitet kujdes i veçantë në mënyrë që të sigurohemi që legeni është simetrik dhe pjesa e mesit e shtyllës vertebrale ka lordozë (shtrembërim i shtyllës kurrizore nga përpara). Zakonisht paraqiten funksione të dobëta të mesit siç është tendosja, rrotullimi i jashtëm dhe kontrolli i stabilitetit. Nga të gjithë muskujt shtrirës të mesit, më konsumuar janë muskujt gluteal. Kur mbetet i shtrirë për një periudhë të gjatë, funksionimi i tij, që është i kontraktuar, dëmtohet në shkallë të lartë. Kështu që kur vihen re pozicione të gabuara dhe synergji fleksore, ushtrimet e shtrirjes së mesit duhet të kryhen me këmbën e përkulur në kyçin e gjurit ne kënd të drejtë, e me mjekrën të mbështetur. Përmirësimi i funksionimit të kontraktimit të muskujve të vitheve ndihmon në pozicionin e duhur të trupit. Në fillim ushtrohet mesi në tendosje, në përkulje dhe në kthim nga jashtë, përpara se të kryejmë ushtrimet e tendosjes së mesit. Kur ndijesa e muskulit paraqet vazhdimisht shqetësime, duhet të fusim në çdo stad të ushtrimit disa ushtrime me synim rehabilitimin e tij.

Një rradhë me ushtrime korrigjuese me Kostumin Adeli– II

Stadi pasardhës (apo stadi i parë n.q.s. problemi është i lehtë) është ushtrimi i pozicionit ulur. Më e rëndësishme këtu është të mësoj pacienti të mbaj pozicionin e duhur me kokën, shpatullat dhe legenin në pozicion simetrik. Që të mundet pacienti të ulet, duhet të funksionojnë mirë reagimi i ekujlibrit dhe reagimi i mbrojtjes së duarve. Në ushtrimin e këtyre praktikave nevojitet kujdes i veçantë ne korrigjimin e pozicioneve pathologjike, sepse ato mund të vështirësojnë pacientin në rehabilitimin e aftësise së ndenjes dhe të çojnë në zhvillimin e deformacioneve sekondare si dhe në mbledhjen e muskulit. Eshtë e rëndësishme të bëhet ushtrimi i praktikave lëvizese paralelisht me korrigjimin e pozicioneve të gabuara të trupit dhe të ekstremeve. Mbasi femija të mësoj të ulet duke ruajtur ekujlibrin i mbështetur në duar, duhet të filloj të ushtrohet në reagimin e ruajtjes së ekujlibrit pa u mbështetur në duar dhe, në stad pasardhës, të vazhdoj t’a bëj këtë duke kryer paralelisht lëvizje të tjera të ndryshme, duke kërcyer etj.

Duke bërë lëvizje të lirshme me duar e ndihmon të mbesi stabël trupi për aq kohë sa pacienti është i ulur. Si pasoje ja vlen mundimi të fillojme ushtrimin e praktikave të ndryshme të manipulimit të duarve, si dhe lëvizje koordinimi të saktë (Eshtë e dobishme të manipuloj me duar objekte shtëpiake që ndodhen në ndonje raft apo të kaloj nga labirinth me komplikacion të ndryshueshem me sensorë apo të stimuloj lëvizjet individuale të gishtit tregues duke e goditur në sipërfaqe etj.). Që të funksionojnë më mirë muskujt dhe që të ushtrohen ekstremet e sipërme dhe të poshte për zbatimin e lëvizjeve të koordinuara, është e rëndesishme të kontrollojmë peshën që ngre si dhe pulsin e pacientit gjatë ushtrimeve me Kostumin Adeli.

Mbasi të mbarojnë ushtrimet që kanë për qëllim pozicionin stabël të kokës dhe të trupit, korrigjimin e pozicioneve të gabuara të ekstremeve të poshtme dhe fleksibilitetin maksimal të artikulacioneve, mund të përparojme në ushtrime kontrolli të pozicionit në këmbë.

Eshte e rëndësishme të ushtrohet pacienti të shkeli me këmbë në mënyrë uniforme dhe të kujdeset të ruaj kontrollin e pozicionit në kembë, ndërkohë që ruan reagimet e pozicionit të ekujlibrit. Duhet kujdes i veçantë në ushtrimin e reagimeve të pozicionit të ekujlibrit, sepse pa ato do te ishte e pamundur të ketë pozicion në kembe dhe të filloj të eci. Ushtrimi në pozicionin e duhur bëhet fillimisht në pozicionin në kembe me mbështetje dhe pastaj kthehet trupi, përkulen këmbët tek nyjet e mesit dhe të gjurit, tendos këmbën, kryhen rrotullime (vërtitje) të jashtme dhe të brendshme, kryhen lëvizje të ndryshme me një dorë (me dorën tjetër tek mbështetësja). Pastaj të njëjtat lëvizje duhet të bëhen në pozicionin në këmbë pa ndihmë apo mbështetje (por afër mbështetëses). Që të jetë e shkelura më stabël, jane të dobishme disa ushtrime të tjera, si p.sh. të qëndrosh në këmbë në qendër të dhomës pa mbështetje, të qëndrosh me sytë mbyllur, të kryej lëvizje me duar, koka dhe trupi në pozicion në këmbë.

Në ushtrimin e ecjes pacienti duhet të ushtrohet si më poshtë:

  1. të mbaj kokën dhe trupin në pozicionin e duhur drejt në lidhje me mbështetësen
  2. të transferoj qendrën e rëndesës së pjesës së sipërme të trupit tek këmba ku mbështetet
  3. të transferoj këmbën në të cilën nuk mbështetet
  4. të vendosi këmbën në pozicionin e duhur në fund të fazës së transferimit të këmbës
  5. të mundet të mbesi në këmbë, ndërkohë që mbështetet me rradhë tek secila këmbë
  6. të shpërndaj peshën e trupit në mënyrë të barabartë në të dy këmbët
  7. të kontrolloj lëvizjen dhe ritmin.

Mbi të gjitha fëmija duhet të mësoj të eci i mbështetur. Në këtë stad të zhvillimit të reagimit lëvizës, mund të përdoret si ndihmë për fëmijën dora e instruktorit, paralelisht bara, një litar, patericë apo çdo objekt tjetër. Por është e rëndësishme të kemi parasysh se, n.q.s. këto ndihmesa përdoren për të ecur për një periudhë të gjatë, fëmija mund të filloj të ketë frikë se mos bie, kështu që do të vështirësohet të mësoj të eci pa mbështetje. Eshtë më mirë të përdoret mbështetja vetëm për periudhë të shkurtër kohore, në ndryshimin nga pozicioni në këmbë në ecje. Nevojitet kujdes i veçantë në zhvillimin e kapërcimit të saktë. Që të arrihet kjo, duhet të punohet me kujdes në elementet individuale të ecjes, si transporti i peshës tek thembra, pastaj tek e gjithë këmba, pastaj tek gishtat, dhe, në fund, në ngritjen e komplet këmbës. Mbasi femija të filloj të eci komplet vetëm, duhet të përmiresohen aftesitë e lëvizjes me ushtrimin e gjatësise së hapit, me ecje me ritme të ndryshme, me fillim të papritur dhe ndalesë sipas urdhërit, me ecje me kthesa dhe zbatim ushtrimesh të tjera.