Programi i kostumit Adeli

Kostumi Adeli® nga viti 1991 është një aparat presioni për kurimin e paralizës cerebrale e projektuar për korrigjimin e pozicionit dhe të lëvizjeve të pacientit. Synimi i tij është të adaptoj procedurën e muskujve sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrën që do të lëvizin, po te funksionoin normalisht. Duke bërë këtë, influencohen edhe qendrat e trurit që janë përgjegjëse për kontrollin e lëvizjes dhe të folurit të cilat kanë pësuar dëmtime.

Kostumi është kryesisht një total njësish mbështetjeje në formë kostumi, një rryth i trashë (apo pantallon i shkurtër), fasho gjuri dhe këpucë.

Njësitë mbështetëse të kostumit bashkohen midis tyre nëpërmjet një sistemi të adaptuar lidhësesh elastike. Lidhëset vendosen si muskujt antagonist (fleksorë dhe ekstensorë) dhe muskujt që janë përgjegjës për rrotullimin dhe lëvizje të tjera. Mund të shtohet edhe një set lidhësesh për korrigjimin e bashkërendimit të këmbës, rryp shpatulle etj. Të gjithë lidhëset janë të adaptuara në mënyrë të tillë që tek trupi dhe tek këmbët të bie peshë aksiale 15 me 40 kile. Lidhëset e adaptuara gjithashtu bëjnë të mundur ndryshimin e pozicionit të pacientit dhe pozicionin e ekstremeve të tij/saj. Konkretisht mund të zgjidhen këndet fillestare në artikulacionet dhe të përkulet dhe të tendoset trupi.

Kështu që kostumi funksionon si bordurë elastike e jashtme. Mban pozicionin e duhur trupor dhe adapton rradhën e lëvizjeve. Eshtë e rëndësishme se nuk kufizon lëvizjet e dëshiruara të pacientit, por pretendon më shumë përpjekje për krijimin e lëvizjes së dëshiruar. Instruktori kontrollon nivelin e peshën në mënyrë analoge me llojin e disfunksionimit, natyrën dhe gradën e dëmtimit në aparatin e lëvizjes, moshën dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit si dhe faktorë të tjerë objektiv dhe subjektiv.

Cdo kostum adaptohet në nivel individual në mënyrë analoge me gjatësinë e pacientit.

Gjitashtu, mund të bashkëngjiten disa pajisje speciale ekstra, me qëllim që të plotësohen nevojat personale biomekanike. Për disa forma të paralizës cerebrale ekziston një kapele që është e lidhur në pjesët ku mbështeten shpatullat me lidhëse elastike të adaptuara, e cila mund të përdoret për stabilizimin e kokës në poziconin e saj natyral. Për forma të tjera ekzistojnë pajisje speciale që përputhen me nevojat e pacientit dhe të cilat përdoren për korrigjimin e pozicionit së pacientit. Eshtë gjithashtu e mundur të shtohet më shumë peshë në ekstremet e sipërme duke lidhur bërrylin apo kyçin e dorës tek sistemi kryesor i mbështetjes.