Metodologjia Adeli

METODOLOGJIA ADELI® DHE PROGRAMI I TERAPISE ME KOSTUMIN ADELI®

Pjesa më e madhe e teknikave tradicionale të rehabilitimit që përdoren në këtë moment në rastin e paralizës cerebrale janë mjaft rezultative për rehabilitimin e pacienteve që janë të moshës nga pak javësh deri në dy vjeç. Në këtë rast 65-85 përqind e pacientëve rifitojnë funksionet lëvizëse dhe gjuhësore të tyre. Dhe kjo ju lejon të vetëshërbehen, të përfitojnë arsimim, të marrin pjesë në aktivitete pune dhe në jetën sociale, të kenë familje dhe pasardhës plotësisht të shëndetshëm.

Por aftësitë e rehabilitimit me përdorimin e mënyrave tradicionale të terapisë përsa i përket fëmijëve që nuk kanë marrë këtë terapi dhe si rrjedhim kanë pësuar paralizë në moshën nga 3 deri në 10 vjeç janë shumë më të ulëta.

Rehabilitimi i pacientëve adoleshentë në stadin e fundit të paralizës cerebrale ishte pothuajse e pamundur përpara ekzistencës së teknikave Adeli. Në fakt u kufizonte në vendosje graduale të allçisë dhe ndërhyrje kirurgjikale ortopedike, të cilat nuk çonin gjithmonë në rezultatet e dëshiruara. Dhe më tej shkaktonte kontraktime të herë pas hershme, deformime dhe mosushqim (atrofi) të sistemit muskul-ligamentus (nyje lidhëse) dhe kockë-artikulacion në 70 përqind të pacientëve. Dhe kjo çonte në krijimin e ndryshimeve adaptive pathologjike sekondare në ekstremet e tyre si dhe në komplet organizmin. Ishte pothuajse e pamundur të ripërfitojnë pacientët e kësaj kategorie aftësitë folëse dhe në mungesë të këtyre përshtatja sociale e tyre paraqeste veshtiresi te veçanta. Probleme analoge janë tipike për rehabilitimin e një pjese të madhe të këtyre pacientëve që kishin pësuar episod cerebral apo lëndim të trurit.

Programi i terapisë Adeli

Programi i terapisë Adeli® përfshin:

  • Akupunturë kuruese (Fiziatrist) (sipas zgjedhjes dhe në mënyrë analoge me gjendjen lëvizëse të fëmijës)
  • Kinesioterapi me kostumin Adeli® (Fisioterapisti)
  • Kinesioterapi në qendrën e ushtrimeve Adeli (Fisioterapisti)
  • Ushtrime speciale për kufizimin e spasticitetit (Fisioterapisti)
  • Ushtrime speciale për lehtësimin e lëvizjeve (Fisioterapisti)
  • Ushtrime të specializuara për përforcimin e ekstremeve (Fisioterapisti)
  • Ushtrime të specializuara për përforcimin e trupit (Fisioterapisti)
  • Masaz kurues (Fisioterapisti)
  • Kinesioterapi me instrumente (Fisioterapisti)
  • Ushtrime frymëmarrje (Fisioterapisti)
  • Idroterapi (pishinë) (Fisioterapisti)
  • Ushtrime speciale për përmirësimin e vetëperceptimit (Fisioterapisti – Ergoterapisti)
  • Ushtrime sjelljeje (Psikologu)
  • Seanca këshillimi prindërish (Psikologu)
  • Bioreagim (Program me ane te te cilit veprimet e trupit monitorohen, kontrollohen dhe vleresohen). (Fisioterapisti)
  • Këpucë vibro-stimulating

Sipas atyre që u referuan më sipër, programi zgjat 4 javë. Pacienti i ushtrohet terapisë 5 ditë në javë për 4 me 6 orë në ditë, duke përdorur kostumin Adeli® dhe qendrën e ushtrimit, duke kryer ushtrime graduale të rezistencës dhe mekanizmat e ushtrimit (korridore, ushtrime vozitëse, biçiklete, etj.), si dhe programe të specializuar ushtrimesh.