Faqja fillestare

VENDNDODHJA QIPRO 2011
Pyetja që bëjnë më shpesh terapistët dhe mjekët është a ka ndonjë ndryshim midis Kostumit Adeli dhe terapive të tjera dhe a ka rezultat të dukshëm tek fëmijë me paralizë cerebrale.
Për këtë arsye vendosëm që një herë në vit të kenë mundësinë të vijnë në qendrat tona terapistë dhe mjekë nga e gjithë bota me pacientë të cilët do t’i zgjedhin ata vetë dhe të kenë një javë terapi falas me Metodën Adeli dhe Kostumin Adeli.
Besojmë se kjo është mënyra më e ndershme që të zbuloni rezultativitetin e terapisë sonë.
Vetëm 10 mjekë dhe terapistë do të marrin pjesë në këtë program.
Ju lutemi të komunikoni me ne për REGJISTRIMIN tuaj dhe hollësira të mëtejshme.

Idea e terapisë lindi në hapësirën qiellore (në Rusi në vitin 1991) me kostumin e parë kurues, Kostumin Adeli, dhe brenda pak vitesh arriti të bëhet metoda më e kompletuar e rehabilitimit në të gjithë botën.

Çdo ditë me qindra fëmijë me probleme nevrologjike, paralizë cerebrale, dëmtime kraniale dhe cerebrale, dëmtime në shtyllën kurizore, integrohen në programe speciale intensive kuruese.

Kostumi Adeli ka një histori 20 vjeçare e studime dhe ofron një terapi me të vërtetë rezultative. Gjithë këto vite përvoje dhe terapie të sukseshme çuan në një zbulim të ri për fëmijët me paralizë cerebrale dhe invaliditete të tjera.

Kjo pajisje e re do të promotohet në treg në fund të vitit 2010.